Gjykata Themelore Prishtinë Dega Gllogoc e cila vepron si gjykatë e shkallës së parë ka shpallur aktgjykim dënues për profesorin e gjimnazit të Drenasit, Izjah Çelaj-n për veprat penale kanosje dhe lendim i lehtë trupor, ku edhe ne fillim të ketyre rasteve dhe gjate procesit kemi raportuar, gjithashtu për profesorin ekzistojnë edhe dyshime për përfshirje në vepra tjera penale Mashtrimi, Detyrimi, Shantazhi e ndihmë kryerjes së një vepre të rëndë penale.
Ai po dyshohet se zhvati/mashtroi familjarë të afërm e përsona të tjerë duke i bërë të veprojnë në dëm të tyre pasuror për shkak që gjendej në borxhe.
A janë vetëm borxhe obligimet e tij financiare, përveq dhëndrrit të tij kush janë të dëmtuarit tjerë nga veprimet e profesorit, si u dëmtuan dhe zhvatën ata në mënyra dhe forma të ndryshme për shkak të obligimeve që profesori gjendej dhe vazhdon të gjendet duke bërë edhe miqët e tij e shokët ti fus në kredi nepër institucione financiare në vend pasi ky nuk e kishte të mundur kreditimin për shkak të vonesave në kreditë aktive, për këto dhe të tjerat mbetet të shihet pas hetimeve mbi të njejtin, i cili është munduar e mundohet të fshehet nën petkun e profesorit.
Palët kanë të drejtë ankese në gjykatën e Apelit nëpërmjet kësaj gjykate në afat 30 ditësh.
Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë.
